Wall Street Journal: Izraeli po përgatitet të vrasë liderët e Hamasit pas luftës

Wall Street Journal: Izraeli po përgatitet të vrasë liderët e Hamasit pas luftës

14:25, 01/12/2023
A+ Aa A-

Shërbimet sekrete të Izraelit janë të gatshëm të vrasin liderët e Hamasit kudo që të jenë kur të mbarojë lufta në Rripin e Gazës, sipas një raporti në Wall Street Journal.

Urdhri, sipas botimit është dhënë nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Bazuar në këtë, zyrtarët e inteligjencës izraelite po shqyrtojnë mënyrën se si të vrasin liderët e Hamasit të vendosur në Liban, Turqi dhe Katar.

Siç theksohet, ky plan “do të jetë një shans i dytë për Netanyahun, i cili në vitin 1997 urdhëroi helmimin e liderit të Hamasit Khaled Meshaal në Jordani. Megjithatë, ky operacion jo vetëm që nuk pati sukses, por përkundrazi çoi në lirimin e udhëheqësit të Hamasit, Sheikh Ahmed Yassin”.

Vetë Netanyahu ka zbuluar qëllimet e tij në një fjalim të 22 nëntorit, kur tha se kishte urdhëruar Mossad të veprojë kundër liderëve të Hamasit kudo që janë.

Zyrtarët e cituar nga WSJ thanë se Izraeli tashmë po shqyrton ose arrestimin ose ekzekutimin e udhëheqësve të Hamasit në Gaza, dhe pyetja tani për izraelitët nuk është nëse ata do të përpiqen të vrasin liderët e Hamasit diku tjetër në botë, por ku dhe si.

Synimi i Netanyahu ka shkaktuar tashmë polemika brenda Izraelit, me ish-drejtorin e Mossad, Ephraim Halevi, duke thënë se ishte një zgjedhje e gabuar.

Sipas tij, vrasja e liderëve të Hamasit nuk do të zhdukë kërcënimin, por përkundrazi ka potencial për të rritur numrin e mbështetësve të organizatës terroriste dhe për të përshpejtuar kërcënimet edhe më të këqija.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco