Armëpushimi i përkohshëm mbaroi, por negociatat janë të vështira

Armëpushimi i përkohshëm mbaroi, por negociatat janë të vështira

10:52, 01/12/2023
A+ Aa A-

Nga Hugo Bachega, BBC

Armëpushimi i përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit skadoi mëngjesin e sotëm, pavarësisht përpjekjeve intensive diplomatike për të siguruar një tjetër zgjidhje. Burime me njohuri mbi bisedimet më thanë se Egjipti dhe Katari, të cilët ndihmuan ndërmjetësimin e marrëveshjes fillestare, po punojnë akoma për të arritur një marrëveshje tjetër.

Por këto janë negociata të vështira. Një element kyç i armëpushimit ishte lirimi i njerëzve që u rrëmbyen në sulmet e Hamasit më 7 tetor. Më shumë se 100 pengje u liruan në këmbim të palestinezëve nga burgjet izraelite.

Marrëveshja përfshinte vetëm gra, adoleshentë dhe fëmijë. Shumica e 140 robërve të mbetur janë burra dhe personel ushtarak izraelit. Të dhënat tregojnë se Hamasi nuk është i gatshëm t’i lirojë ata në të njëjtat kushte si marrëveshja e mëparshme.

Rifillimi i luftimeve ka të ngjarë të përkeqësojë krizën humanitare në Gaza, mes mungesës së madhe të ushqimeve, ujit dhe ilaçeve dhe gjendjes kritike të sistemit shëndetësor vendas.

Armëpushimi lejoi që të shtohej numri i kamionëve që transportonin ndihma në territor, por OKB thotë se është ende e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat e Gazës për ndihmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco