New York Times nxjerr raportin: Izraeli e dinte për sulmin e Hamasit më 7 tetor, nuk u veprua

New York Times nxjerr raportin: Izraeli e dinte për sulmin e Hamasit më 7 tetor, nuk u veprua

08:32, 01/12/2023
A+ Aa A-

Izraeli e dinte për planin e Hamasit për sulm më shumë se një vit më parë. 

Sipas New York Times, zyrtarët izraelitë morën planin e sulmit të Hamasit më 7 tetor më shumë se një vit përpara se të ndodhte, sipas dokumenteve, emaileve dhe intervistave, por ata e hodhën poshtë atë  duke e konsideruar shumë të vështirë për ta kryer nga Hamasi.

Në fakt, Hamasi e ndoqi planin me saktësi tronditëse. Një dokument mbi 40 faqe me emrin e koduar Muri i Jerikos nga autoritetet izraelite përshkruante saktësisht llojin e sulmit shkatërrues që çoi në vdekjen e rreth 1400 njerëzve.

Plani nuk caktonte një datë, por përshkroi një sulm metodik të organizuar për të rrëzuar fortifikimet rreth Rripit të Gazës, për të pushtuar qytetet izraelite dhe të sulmonte bazat kryesore ushtarake.

Vitin e kaluar, menjëherë pasi dokumenti ishte marrë, zyrtarët në ushtrinë izraelite thanë se qëllimet e Hamasit ishin të paqarta.

Më pas, në korrik, vetëm tre muaj para sulmeve, një  veteran i inteligjencës izraelite paralajmëroi se Hamasi kishte kryer një stërvitje intensive njëditore që dukej e ngjashme me atë që ishte përshkruar në plan. Ato shqetësime nuk u morën parasysh.

Zyrtarët izraelitë të sigurisë e kanë pranuar tashmë se ata dështuan në mbrojtjen e vendit dhe qeveria pritet të mbledhë një komision për të studiuar ngjarjet që çuan te sulmet.

Dokumenti Jericho Wall nxjerr në pah gabimet që arritën kulmin në atë që zyrtarët tani e konsiderojnë si dështimin më të keq të inteligjencës izraelite në pesë dekada.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco