Lidhjet e kishës me Putinin, kreu i saj lutet me fotografinë e tij në ekran

Lidhjet e kishës me Putinin, kreu i saj lutet me fotografinë e tij në ekran

08:24, 01/12/2023
A+ Aa A-

Në Rusi, projekti i Kishës Ortodokse Ruse – Asambleja Botërore Popullore Ruse, mbledhja e 25-të me radhë, filloi me një lutje përpara një fotografie të madhe të Vladimir Putinit në ekran.

Skena skëterre, sikur të ishin nga “1984” e Orwellit, ndodhën në një takim që, siç thonë ata, i kushtohej “të tashmes dhe të ardhmes së botës ruse”.

Seanca dyditore filloi më 27 nëntor dhe dje, më 28 nëntor, Putin, sipas mediave, mbajti një fjalim për “qëndrimin e fortë patriotik” përmes video-lidhjes.

“Është vendi ynë, bota ruse, siç ka ndodhur shumë herë në histori, që u ka bllokuar rrugën atyre që kërkojnë dominimin e botës, ekskluzivitetin e tyre. Tani ne po luftojmë për lirinë jo vetëm të Rusisë, por edhe të gjithë botës”, tha Putin.

Kreu i Kishës Ruse, Patriarku Kirill Gundyaev, bëri thirrje për lutje që Putini “të vazhdojë të punojë për të mirën e Rusisë”.

Zyrtarisht u njoftua se Putini, përmes diçkaje që ata e quajnë “fondi presidencial për mbështetjen e iniciativave kulturore”, po financon këtë tubim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco