Në foto: Skenat nga Gaza këtë mëngjes, pasi Izraeli rifilloi sulmet Foto e marrë nga Izraeli jugor, pranë kufirit me Rripin e Gazës. Tymi ngrihet nga ndërtesat pas goditjes nga sulmet izraelite më 1 dhjetor 2023

Në foto: Skenat nga Gaza këtë mëngjes, pasi Izraeli rifilloi sulmet

08:14, 01/12/2023
A+ Aa A-

BBC publikoi këtë mëngjes disa foto nga Gaza pasi Izraeli rifilloi sulmet kundër Hamasit.

Armëpushimi i përkohshëm shtatë-ditor ka përfunduar, por siç raportoi më herët korrespondenti i saj në Gaza, Rushdi Abu Alouf, një zyrtar palestinez tha se ndërmjetësit po i vazhdojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje midis dy palëve, edhe pse luftimet rifillojnë.

Image

Tymi ngrihet nga ndërtesat në Rafah, një qytet në jug të Gazës

Image

Image

Image

Në foto: Banorët në Khan Younis, Gaza, ikin nga shtëpitë e tyre pas një sulmi ajror

Ndërsa ushtria izraelite rifilloi operacionet luftarake, ajo akuzoi Hamasin për shkeljen e kushteve të një armëpushimi të përkohshëm.

Pak para përfundimit të armëpushimit, sirenat u dëgjuan në jug të Izraelit dhe ushtria izraelite tha se kishte kapur një raketë të lëshuar nga Gaza.

Hamasi thotë se zona të shumta janë goditur nga sulmet ajrore izraelite

Ministria e Brendshme e drejtuar nga Hamasi tha se zona të shumta ishin goditur nga sulmet ajrore izraelite.

Armëpushimi çoi në lirimin e më shumë se 100 pengjeve që mbaheshin në Gaza – por rreth 140 mbeten në robëri.

Rifillimi i armiqësive ka të ngjarë të përkeqësojë krizën humanitare në territor, mes mungesës së furnizimeve thelbësore./ar.sh/SYRI.NET

Image

Kjo foto e marrë nga Izraeli jugor pranë kufirit me Rripin e Gazës tregon tymin që ngrihet nga ndërtesat ende pasi u godit nga sulmet izraelite në betejat midis Izraelit dhe Hamasit më 1 dhjetor 2023. / AFP ​

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco