Titujt tronditës/ Mediat e majta amerikane ‘festojnë’ për vdekjen e Kissinger: Krimineli iku më në fund...

Titujt tronditës/ Mediat e majta amerikane ‘festojnë’ për vdekjen e Kissinger: Krimineli iku më në fund...

19:47, 30/11/2023
A+ Aa A-

Disa nga mediat më të mëdha të majta në SHBA, publikuan tituj dhe reagime tronditëse pas vdekjes së Henry Kissinger. Ish-Sekretari i Shtetit në SHBA, ndërroi jetë në moshën 100-vjeçare, duke shkaktuar gëzim te mediat e majta.

Revista majtiste, Rolling Stones, kishte titullin më brutal.

“Henry Kissinger, një kriminel lufte i dashur nga klasa sunduese e Amerikës, vdiq më në fund,” thuhej në titull. Revista nuk ndalet duke theksuar më tej se është gjë e mirë që u hoq qafe.

Në një nekrologji të publikuar mbrëmë, Kissinger krahasohet me terroristin amerikan Timothy McVeigh, që vrau 168 persona në Oklahoma në një sulm me bombë.

Por kjo revistë nuk ishte e vetmja me qëndrimet e saj. Ben Rhodes, një këshilltar i lartë i ish-presidentit Barack Obama, publikoi një koment në ‘New York Times’, ku shkruante se Kissinger ishte një hipokrit.

Kurse portali i njohur amerikan, Huffington Post, shkruante se ‘Kissinger ishte krimineli më famëkeq i luftës në Amerikë’.

Ish-presidenti republikan, George W. Bush ishte ndër të parët që bëri homazhe në nderim të diplomatit Kissinger. I ndjeri ka qenë këshilltar i të paktën 12 presidentëve amerikanë.

Kissinger mori çmimin Nobel për Paqen në vitin 1973, për negocimin e Marrëveshjes së Paqes të Parisit për t’i dhënë fund përfshirjes së SHBA në Vietnam.

Ai lindi në Gjermani më 27 maj të vitit 1923 dhe u arratis prej andej për shkak të nazistëve. Kissinger shërbeu në ushtri dhe më pas nisi studimet në Harvard, ku fitoi një doktoraturë. Prej këtu nisi edhe karrierën në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Pushteti është afrodiziaku final,” do shprehej ai dikur.

Kissinger shkaktoi polemika edhe në vitin 2022, kur la të kuptohej se Ukraina duhet të jetë e gatshme për të bërë lëshime territoriale për t'i dhënë fund agresionit të Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco