Deklaratat shqetësuese e kryeministrit spanjoll/ Izraeli thërret me urgjencë ambasadorin

Deklaratat shqetësuese e kryeministrit spanjoll/ Izraeli thërret me urgjencë ambasadorin

19:23, 30/11/2023
A+ Aa A-

Deklaratat e kryeministrit të Spanjës Pedro Sanchez kanë shqetësuar Izraelin, i cili ka thirrur me urgjencë ambasadorin spanjoll për të dhënë sqarime.

Pedro Sanchez deklaroi një ditë më parë se dyshonte nëse Izraeli po respektonte ligjin ndërkombëtar humanitar në Rripin e Gazës.

“Me imazhet që po shohim dhe numrin në rritje të njerëzve, veçanërisht djem dhe vajza, që po vriten, kam dyshime të vërteta se ata janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare”, tha Sanchez.

Benjamin Netanyahu u shpreh se kërkoi nga ministri i tij i jashtëm të thërriste ambasadorin, pas deklaratës që e konsideron të turpshme, të kryeministrit spanjoll.

Ndërkohë ai shtoi se komentet u bënë në të njëjtën ditë, ku tregohen qartë veprimet e Hamasit. Lideri izraelit i referohej sulmit në Jerusalem, ku mbetën të vrarë tre persona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco