Zhvillimet me të fundit në Rripin e Gazës

Zhvillimet me të fundit në Rripin e Gazës

08:48, 30/11/2023
A+ Aa A-

Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord të zgjasin armëpushimin e përkohshëm në Gaza, vetëm pak minuta para se të skadonte.

Pauza në luftime do të përfundonte në orën 05:00 me orën lokale, por ushtria izraelite thotë se do të zgjatet "në dritën e përpjekjeve të ndërmjetësve për të vazhduar procesin e lirimit të pengjeve" të marra nga Hamasi.

Zhvillimet më të fundit:

1. Katari i cili ishte ndërmjetësuesi nw marwveshje thotë se negociatat mes Hamasit dhe Izraelit do të vazhdojnë edhe një ditë tjetër

2.Kushtet e armëpushimit, që përfshin ndalimin e armiqësive dhe lejimin e ndihmës humanitare, mbeten të njëjta, thotë Katari

3.Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Tel Aviv si pjesë e përpjekjeve për të zgjatur pauzën e luftimeve.

4.Mbrëmë, 16 pengje të tjerë të zënë rob nga Hamasi, si dhe 30 palestinezë u liruan

5.Rreth 145 persona mbeten akoma në duart e Hamasit

6.Një grua ka vdekur dhe tetë persona janë plagosur nga të shtënat në Jerusalem, tha shërbimi i ambulancës izraelite Magen David Adom.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco