Të shtëna në Jeruzalem, të vrarë dhe të plagosur

Të shtëna në Jeruzalem, të vrarë dhe të plagosur

08:22, 30/11/2023
A+ Aa A-

Shërbimi kombëtar i emergjencave të Izraelit, MDA njoftoi se nga të shtënat në një stacion autobusi në Jerusalem ka plagosur dhe se një grua 24-vjeçare ka vdekur si pasojë e sulmit.

Ai shtoi se tetë persona janë duke u evakuuar në spitale. Pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë, një në gjendje mesatare dhe dy kanë pësuar lëndime të lehta.

Ministri i Jashtëm izraelit tha se "dy sulmues të armatosur rëndë" u neutralizuan. Nuk ka ende detaje se kush ishin ata.​

Vdes personi i dytë nga të shtënat në Jeruzalam

Policia izraelite tha se një burrë rreth të 70-ave ka vdekur në spital, duke e çuar në dy numrin e të vdekurve nga të shtënat në Jersuale.

Më herët BBC raportoi se ka ndërruar jetë një 24-vjeçare. Shtatë viktima të tjera janë dërguar në spitale.

Policia tha se dy sulmues hapën zjarr në një stacion autobusi në periferi të Jerusalemit gjatë orës së pikut të mëngjesit. Policia tha se raportet fillestare i morën në orën 07:40 me orën lokale (05:40 GMT).

"Isha në shtëpi kur dëgjova të shtënat dhe menjëherë shkova në vendngjarje. Pashë një numër viktimash në vendngjarje, disa ishin shtrirë dhe disa ishin duke ecur," tha Moshe Hemed, një punëtor në shërbimet e urgjencës të Izraelit.

Dy të dyshuarit më vonë u "neutralizuan nga forcat e sigurisë dhe një civil aty pranë", tha policia.

Policia ka bllokuar vendin e sulmit.​​/ar.sh/SYRI.NET

Image

Zyrtarët kanë bllokuar skenën e sulmit

Image

Dy sulmues hapën zjarr në një stacion autobusi në Jerusalem gjatë orës së pikut të mëngjesit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco