U shfaq në një video të postuar në rrjetet sociale, babai vret vajzën 18-vjeçare

U shfaq në një video të postuar në rrjetet sociale, babai vret vajzën 18-vjeçare

16:52, 29/11/2023
A+ Aa A-

Shfaqja në një video të postuar në rrjetet sociale, i ka kushtuar shtrenjtë një vajze 18-vjeçare në Pakistan, e cila është vrarë nga babai i saj.

Policia ka bërë me dije se 18-vjeçarja është viktima e fundit e vrasjeve për shkak të shkeljes së rregullave të nderit dhe moralit në vend, ndërsa të afërmit kishin bërë thirrje gjithashtu që shoqja e saj që shfaqej bashkë me të në video, të ekzekutohej, por fatmirësisht vajza u shpëtua nga policia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Luginën Kolai-Palas, rajoni malor i Pakistanit veriperëndimor dhe i ati i vajzës është shtyrë nga pleqtë e familjes për t’i marrë jetën së bijës.

Babai i 18-vjeçares, Arslan Mohsin dhe tre persona të tjerë nga fisi i saj janë arrestuar për ngjarjen.

Çdo vit, qindra gra në Pakistan bien viktima të krimeve të nderit të kryera nga të afërmit që pretendojnë se po veprojnë në mbrojtje të nderit të familjes. Ngjarjet kryesisht regjistrohen në zonat thellësisht konservatore e rurale të vendit.

Postimi i fotove dhe videove të grave konsiderohet një temë tabu në këto zona fisnore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco