Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

Britanikja 1.95m e gjatë thotë se ka gjetur më në fund njeriun për të: Shumë djem nuk kanë vetësiguri

Britanikja 1.95m e gjatë thotë se ka gjetur më në fund njeriun për të: Shumë djem nuk kanë vetësiguri

09:33, 29/11/2023
A+ Aa A-

29 vjeçarja Lizzy Groombridge, nga Cornwall në jugperëndim të Britanisë thotë se i është dashur të kalonte mes shumë djemve të pasigurtë në të shkuarën, të cilët e ndalonin të mbante taka të larta. Por më në fund ajo ka gjetur dashurinë me një burrë sa gjysma e gjatësisë së saj.

E reja 1.95 metra e gjatë thotë se ka gjetur tashmë burrin që mund të përballojë gjatësinë e saj ‘marramendëse’. Ajo thotë se u njoh me krye-elektriçistin James Hitchens, 30 vjeç në një rrjet njohjesh të reja, i cili megjithëse vetë është vetëm 1.75 i gjatë, thotë se nuk e ka problem gjatësinë e  Lizzy, edhe pse ajo gruaja e parë me e gjatë se ai vetë me të cilën shoqërohet.

Lizzy është drejtuese marketingu në një kompani rrjetesh sociale, por thotë se ka pasur probleme me njohjet e reja prej stigmatizimit ndaj grave të gjata dhe pritshmërisë së ato duhet të jenë më të shkurtra se burri.

Biondja që mban këpucë numër 41 thotë se gjithmonë kishte shumë pak opsione zgjedhjeje kur ishte fjala për burrat. Lizzy thotë se burrat më të shkurtër se ajo nuk donin të dilnin jashtë asaj që shoqëria konsideron “normale” edhe pse ajo i pëlqen djemtë më të shkurtër pasi dëshiron ta duan për atë që është dhe jo për gjatësinë.

“Gjatësia ime vjen nga familjarët e gjenetika. Më parë për shumë vite isha e pasigurtë, mendoja se njerëzit nuk më pranojnë. Nuk gjeja dot njerëz të vërtetë prej mendësisë se burrat duhet të jenë më të gjatë”.

“Ish-të dashurit rrinin në siklet para meje, veçanërisht në publik, ose për shembull nuk vishja dot taka kur dilja me ta”.

Lizzy thotë se djemtë shpesh i flasin dhe bisedojnë por kjo shpejt bëhet e mërzitshme. “Megjithë gjatësinë time jam një vajzë normale,” thotë ajo.

Prej gjatësisë së saj Lizzy thotë se ka probleme me rrobat në dyqane. “Getat dhe rrobat janë pak problem për gratë e gjata, prandaj dhe po punoj të hap një linjë time veshjesh. Kur njerëzit shikojnë këmbët e mia nuk i besojnë syve.” Lizzy thotë se trembej më parë nga gjatësia e saj por tashmë e pranon veten dhe ka ndihmuar të tjerë në situata të ngjashme.

“Kur isha e vogël isha e pasigurtë, ndryshe nga të tjerët, më kanë rrahur e bullizuar. Fëmijët e tjerë më thërrisnin emra si ‘shtyllë’, ‘skelete’, ‘gjiganti jeshil’, dhe unë përpiqesha të dukesha më e shkurtër për t’u pranuar”.

Lizzy thotë se tashmë është e lumtur me partnerin James, edhe pse ka paragjykime për marrëdhënien e tyre.

“Nganjëherë kemi reagime negative por dhe të tjera nga njerëz pozitivë që më respektojnë. Secili është i krijuar në mënyrë unike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco