Mbërrin dimri në Evropën Veriore, rrugë të rrezikshme në Gjermani, temperatura shumë nën zero në Skandinavi

Mbërrin dimri në Evropën Veriore, rrugë të rrezikshme në Gjermani, temperatura shumë nën zero në Skandinavi

09:02, 29/11/2023
A+ Aa A-

Berlin - Fillimi i hershëm i dimrit ka sjellë reshje të dendura dëbore dhe rrugë me akull në Evropën Veriore, duke krijuar ndërprerje dhe rreziqe në drejtim, me mediat gjermane që raportuan të martën të paktën dy vdekje dhe fëmijë të mbetur gjatë natës në një shkollë, njofton AP.

Në veri, Skandinavia po përjetonte gjithashtu temperatura jashtëzakonisht të ftohta për nëntorin. Temperaturat ishin shumë nën zero në pothuajse të gjithë Suedinë, Danimarkën dhe Norvegjinë.

Shteti perëndimor i Gjermanisë, Hesse, u prek veçanërisht nga dëbora dhe rrugët me akull, me ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të pemëve të rrëzuara në disa vende, raportoi agjencia e lajmeve dpa.

Në të gjithë Hessen, u raportuan aksidente rrugore me të lënduar dhe pemë që u shembën nën peshën e borës. Drejtuesit e mjeteve mbetën të bllokuar në makinat e tyre në distriktin Rheingau-Taunus dhe rreth njëqind njerëz duhej të shpëtoheshin për shkak të pemëve të rrëzuara pranë qytetit Eltville.

Në qytetin e afërt të Wiesbaden, shumë rrugë duhej të mbylleshin plotësisht. Nxënësve dhe personelit të një shkolle iu desh të flinin gjatë natës në ndërtesë sepse autobusët e shkollës nuk funksiononin më. Zjarrfikësit krijuan strehim për 55 personat e bllokuar, përfshirë 27 fëmijë.

Moti dimëror bëri kërdinë edhe në zonatë tjera të vendit. Pati raportime të shumta për aksidente rrugore në Berlin dhe në shtetin përreth të Brandenburgut.

Në Saksoni-Anhalt, një autobus shkolle me 16 fëmijë në bord rrëshqiti në një kanal të martën në mëngjes për shkak të sipërfaqes së rrëshqitshme të rrugës. Një fëmijë ka mbetur i plagosur, njoftoi policia.

Në shtetin jugperëndimor të Baden-Ëürttemberg, një burrë 71-vjeçar humbi jetën pas një përplasjeje kokë më kokë në një rrugë të rrëshqitshme të hënën në mbrëmje, ndërsa një shofere 54-vjeçare vdiq në një aksident në një rrugë të rrëshqitshme në shteti fqinj Rhineland-Pfalz, raportoi dpa./ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco