Ka shanse të mira që armëpushimi Izrael – Hamas të zgjatet më tej Një ushtar izraelit ecën mbi një tank pranë kufirit Izrael-Gaza të martën në mbrëmje

Ka shanse të mira që armëpushimi Izrael – Hamas të zgjatet më tej

07:55, 29/11/2023
A+ Aa A-

E marta ishte e para nga një zgjatje dyditore e një pushimi në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit, që do të mbarojë pas 24 orësh.

Por ka shanse të mira, shkruan BBC, që më pas të shohim një zgjatje tjetër prej 48 orësh të rënë dakord nga të dyja palët.

Është e qartë se të dyja palët duket se e dëshirojnë këtë, për sa kohë që ky proces po ecën pak a shumë sipas planit – me shumë pak ndërprerje apo sfida.

BBC shkruan se nuk e di gjendjen e negociatave që kanë vazhduar, por e dimë se ato kanë vazhduar. Përpjekjet për të mbajtur këtë armëpushim do të jenë intensive.

Por nuk duhet harruar se kur ky proces të përfundojë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se trupat e tij po planifikojnë të vazhdojnë operacionet e tyre në Gaza me atë që ai e quan "me tërë forcën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco