Netanyahu: Izraeli është i vendosur të përfundojë misionin në Gaza

Netanyahu: Izraeli është i vendosur të përfundojë misionin në Gaza

23:07, 28/11/2023
A+ Aa A-

“Operacioni ushtarak i Izraelit do të vazhdojë derisa Gaza “të mos jetë më një kërcënim për Izraelin”. Kështu u shpreh kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, shkruan CNN.

“Ne jemi të përkushtuar për të përfunduar këto misione: Lirimin e të gjithë pengjeve, eliminimin e kësaj organizate terroriste mbi dhe nën tokë dhe, natyrisht, që Gaza nuk duhet të kthehet në atë që ishte se nuk do të përbëjë më një kërcënim për Shteti i Izraelit”, tha të martën Netanyahu gjatë një vizite në një bazë të inteligjencës së ushtrisë.

Ai e bëri komentin përpara lirimit të fundit të pengjeve të martën.

Kryeministri u zotua gjithashtu të sjellë lirimin e të gjithë pengjeve të marra nga Hamasi “pa përjashtim”.

Netanyahu vazhdoi të fajësonte civilët në Gaza për “mbrojtjen e terroristëve”, por nuk dha asnjë provë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco