SHBA ndalon fluturimet me dron mbi Gazë

SHBA ndalon fluturimet me dron mbi Gazë

21:56, 28/11/2023
A+ Aa A-

Një zëdhënës i Pentagonit ka thënë se SHBA-së i është kërkuar të ndalojë fluturimet e veta me dron mbi Rripin e Gazës, si pjesë e marrëveshjes që ka lënë një numër pengjesh dhe të burgosurish të liruar dhe një armëpushim të përgjithshëm.

“Në përputhje me marrëveshjen e arritur midis Izraelit dhe Hamasit, ne aktualisht nuk po kryejmë ato fluturime ISR (inteligjencë, vëzhgim dhe zbulim) dhe kështu ato janë ndalur për momentin,” tha gjeneral brigade Patrick Ryder.

Dihej se Izraeli duhej të ndalonte fluturimet mbi Gazën jugore gjatë armëpushimit dhe për gjashtë orë në ditë mbi veriun, por nuk nuk dihej se kjo përfshinte edhe forcat e ajrore të jashtme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco