Festa e Flamurit në SHBA, Filadelfia vishet kuq e zi

Festa e Flamurit në SHBA, Filadelfia vishet kuq e zi

10:09, 28/11/2023
A+ Aa A-

Dita e Flamurit përjetohet gjithmonë me emocion nga shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, festa e shqiptarëve të Filadelfias ka nisur më herët.

Ditën e Falenderimeve, dhjetra shqiptarë, të rritur e fëmijë, kanë parakaluar në rrugët e bulevardit Frakford.

Të veshur kuq e zi, me flamuj në duar e të shoqëruar nga muzika shqiptare, ata kanë festuar pavarësinë e Shqipërisë, ditën që bashkon mbarë shqiptarët.

Mbi 500 shqiptarë të Filadelfias kanë festuar Ditën e Flamurit në ambientet e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”. Prej dy dekadash, shoqata ka në misionin e saj jo vetëm bashkimin e shqiptarëve që jetojnë në Amerikë, por edhe mësimin e gjuhës amëtare për fëmijet e lindur në Filadelfia.

Parakalimet e shqiptarëve për Ditën e Flamurit tashmë janë bërë traditë dhe organizohen edhe në shtete të tjera të Amerikës, ku jetojnë e punojnë shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco