Lajmi i fundit

ODEON/ Mimoza Mevlani: Festivali ‘Albania Gjimnastrada’ trashëgimi për brezat e rinj

‘Për t'i dhënë fund trafikut të drogës, duhet t’i jepet fund policisë e politikanëve të korruptuar’, flet nga arratia narkotrafikanti

‘Për t'i dhënë fund trafikut të drogës, duhet t’i jepet fund policisë e politikanëve të korruptuar’, flet nga arratia narkotrafikanti

09:56, 28/11/2023
A+ Aa A-

"Për t'i dhënë fund trafikut të drogës, së pari duhet t'i japim fund policisë dhe politikanëve të korruptuar, dhe ka shumë prej tyre". Kështu është shprehur bosi uruguaian i drogës Sebastian Marset në një intervistë të dhënë nga arratia për gazetaren Patricia Martín, të programit televiziv Santo y Seña në Uruguai.

“Ka vende ku trafiku i drogës është buka e përditshme”, theksoi Marset.

Me videot e tij të publikuara në rrjetet sociale teksa ishte në arrati, bosi uruguaian ka vënë në siklet policinë dhe qeveritë e vendeve të ndryshme. Në korrik ai i mezi i shpëtoi kapjes në Bolivi falë një informacioni nga vetë policia. Dhe muajin e kaluar ministrat e brendshëm dhe të jashtëm të Uruguait duhej të jepnin dorëheqjen për çështjen e një pasaporte ligjore që do ta lejonte atë të largohej nga Dubai në vitin 2021, pasi u ndalua për posedim të dokumenteve false.

Në moshën 32-vjeçare, Marset konsiderohet tashmë "mbreti i rrugës ujore", kanali i lundrueshëm që përshkon Paraguajin, Uruguain dhe Argjentinën, përgjatë të cilit udhëtojnë tonelata kokainë të fshehura në kontejnerë me drithëra dhe sojë të destinuara për në Evropë. Për të dallohen fletë-arrestet e ndryshme ndërkombëtare për trafik droge, pastrim parash dhe për vrasjen e prokurorit paraguaian Marcelo Pecci.

Por ai e mohon këtë akuzë të fundit: "Unë nuk kam asnjë lidhje me vdekjen e Pecci-t", i tha ai gazetares Patricia Martín që e intervistoi atë në një vend sekret, me sa duket në Paraguaj.

“Ata bënë një gabim të madh me këtë akuzë, prandaj vendosa të flas”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco