Izraeli merr listën e re të pengjeve që do të lirohen të martën, tym mbi Gaza Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe gruaja e tij Sara Netanyahu takohen me përfaqësuesit e familjeve të pengjeve në Tel Aviv më 28 tetor 2023

Izraeli merr listën e re të pengjeve që do të lirohen të martën, tym mbi Gaza

09:48, 28/11/2023
A+ Aa A-

Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se ka marrë listën e pengjeve që do të lirohen të martën dhe se familjet e tyre janë duke u njoftuar. Lista përfshin grupin e 5-të të pengjeve sipas marrëveshjes së shkëmbimit midis Hamasit dhe Izraelit.

E përditshmja izraelite Haaretz raportoi se “Izraeli ka marrë një listë me emrat e 10 pengjeve që do të lirohen të martën. Familjet janë njoftuar.”

Kurse e përditshmja Maariv shkroi: “Kryeministri ka marrë listën e pengjeve që do të lirohen të martën. Lista është aktualisht në shqyrtim dhe mesazhet po u dërgohen familjeve të pengjeve,” 

Rreth 170 izraelitë kanë mbetur ende në robëri në Gaza. Por ndërsa Hamasi thotë se nuk po i mban të gjithë, përpjekjet për të liruar disa nga më të rrezikuarit do të jenë të ndërlikuara.

OKB-ja e ka përdorur pauzën në luftime për të rritur dërgesat urgjente të ndihmës në Gaza, por thotë se nevojitet shumë më tepër.

Shihet tym mbi horizontin e Gazës

Tym është parë duke u ngritur mbi qytetin e Gazës këtë mëngjes. Raportet sugjerojnë se disa grupe palestineze mund të kenë qëlluar kundër trupave izraelite – pa e ditur se armëpushimi ishte zgjatur, njofton BBC.

Dje u ra dakord për një zgjatje prej 48 orësh të armëpushimit fillestar. Tre të burgosur palestinezë lirohen në këmbim të çdo pengu izraelit të mbajtur në Gaza.​

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco