Mburret Koreja e Veriut: Sateliti spiun solli foto nga Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni

Mburret Koreja e Veriut: Sateliti spiun solli foto nga Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni

09:47, 28/11/2023
A+ Aa A-

Koreja e Veriut bëri me dije se tashmë ka arritur rezultate të suksesshme nga sateliti spiun që lëshoi në hapësirë pak ditë më parë.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA shkruan se sateliti "Malligyong-1"ka arritur të fotografojë Romën, Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagonin, teksa imazhet janë parë dhe nga Kim Jong-un përpara se ai të nisë zyrtarisht misionin e tij të zbulimit.

Sateliti kapi gjithashtu imazhe të bazës së Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikane Anderson në Guam, Paqësor, Stacionin Detar Norfolk dhe kantierin detar të Newport News në Virxhinia.

Pheniani e lëshoi ​​satelitin e zbulimit më 21 nëntor teksa si kundërpërgjigje, Koreja e Jugut njoftoi një pezullim të pjesshëm të marrëveshjes ushtarake me veriun, e cila nga ana e saj tha se nuk do t'i përmbahej më të gjithë marrëveshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco