Izraeli: Do luftojmë më fort kundër Hamasit pas armëpushimit

Izraeli: Do luftojmë më fort kundër Hamasit pas armëpushimit

08:47, 28/11/2023
A+ Aa A-

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit deklaroi se ushtria e vendit të tij do të luftojë më fortë kundër Hamasit, pas armëpushimit.

Yoav Gallant tha se operacioni do të kryhet në të gjithë Rripin e Gazës, shkruan CNN.

“Keni disa ditë. Kur të kthehemi në luftime, ne do të aplikojmë të njëjtën forcë dhe më shumë … dhe do të luftojmë në të gjithë Rripin,” theksoi Gallant teksa iu drejtua një grupi ushtarësh izraelitë të hënën.

Ai i bëri komentet përpara se Katari të deklaronte se ishte arritur një marrëveshje për të zgjatur armëpushimin Izrael-Hamas në Gaza për dy ditë të tjera.

“Mos harroni se ndërsa ju organizoheni, pushoni dhe hulumtoni, edhe armiku po bën të njëjtën gjë. Do të takoni diçka që është pak më e gatshme”, shtoi Gallant.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco