Ka shpresa se armëpushimi Izrael - Hamas mund të zgjatet

Ka shpresa se armëpushimi Izrael - Hamas mund të zgjatet

07:20, 27/11/2023
A+ Aa A-

Ka ardhur mëngjesi në Izrael dhe Gaza, njofton BBC dhe ja një vështrim i shpejtë i asaj që dihet deri tani:

Pauza në luftime që deri më tani ka sjellë disa shkëmbime pengjesh dhe të burgosurish tashmë ka hyrë në ditën e saj të katërt dhe të fundit

Megjithatë, Hamasi ka propozuar zgjatjen e marrëveshjes dhe lirimin e më shumë pengjeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se marrëveshja fillestare mund të zgjatet - por se operacionet izraelite në Gaza do të rifillojnë me forcë të plotë pas periudhës së armëpushimit.

Të dielën, Hamasi liroi një grup prej katërmbëdhjetë izraelitë dhe tre shtetas të huaj – mes tyre edhe 4-vjeçarja amerikano-izraelite Avigail Idan.

Izraeli liroi 39 të burgosur të tjerë palestinezë në këmbim - shumë prej tyre adoleshentë

Sulmet e Hamasit më 7 tetor vranë 1200 njerëz, me rreth 240 të marrë peng.

Që atëherë, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 14,500 njerëz janë vrarë në fushatën hakmarrëse të Izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco