Zjarr në një qendër tregtare në Pakistan, 11 viktima e dhjetëra të plagosur

Zjarr në një qendër tregtare në Pakistan, 11 viktima e dhjetëra të plagosur

08:25, 26/11/2023
A+ Aa A-

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një qëndër tregtare në qytetin e Karaçit në Pakistan.

Nga të plagosurit, 7 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më shumë se 60 persona ishin brenda qendrës tregtare kur zjarri shpërtheu në katin e katërt të ndërtesës gjashtëkatëshe në qytetin port jugor.

Zjarri u ndez nga një qark i shkurtër i gjeneratorit dhe u përhap duke përfshirë dy kate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco