Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmija tjetër i mbytur

Mendohej se kishte vdekur, lirohet 9 vjeçarja izraelite, përqafimi prekës me të atin

Mendohej se kishte vdekur, lirohet 9 vjeçarja izraelite, përqafimi prekës me të atin

08:21, 26/11/2023
A+ Aa A-

Shtatëmbëdhjetë pengje të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës për javë të tëra u liruan të shtunën në mbrëmje pas një pritjeje të gjatë për shkak të komplikimeve të minutës së fundit në ditën e dytë të armëpushimit midis lëvizjes palestineze dhe Izraelit, e cila në këmbim la të lirë 39 të burgosur palestinezë.

Në mesin e pengjeve të liruara nga Hamasi ishte dhe 9 vjeçarja izraelito-irlandeze, Emily.

''Nuk mund të gjejmë fjalë për të përshkruar ndjenat tona pas 50 ditësh të vështira dhe të ndërlikura’ tha Thomas Hunt, babai i Emily.

‘Ne jemi të emocionuar por në të njejtën kohë po mendojmë për të gjithë pengjet që nuk janë kthyer ende në shtëpi’ shtoi babai i 9 vjeçares.

Kujtojmë se babai i Emily preku të gjithë më një intervistë dhënë për CNN kur i thanë se vajza e tij kishte vdekur informacion që fatmirësisht rezultoi i pavërtetë.

Pas një muaji zie, duke besuar se ajo ishte vrarë, familja e saj zbuloi më 6 nëntor nga autoritetet izraelite se vajza ishte një peng i Hamasit dhe ka të ngjarë të mbahet diku në Rripin e Gazës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco