SHBA shpreson se tre amerikanë do të lirohen mes 50 pengjeve izraelite

SHBA shpreson se tre amerikanë do të lirohen mes 50 pengjeve izraelite

08:10, 26/11/2023
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që tre amerikanë të jenë në mesin e 50 pengjeve izraelite që do të lirohen, por asnjë prej tyre nuk do të jetë në listën e pengjeve që do të lirohen brenda ditës së shtunë.

"Asnjë nga amerikanët e mbajtur peng nuk është në mesin e personave që do të lirohen, ende shpresojmë që të tre do të dalin me 50 parët që është rënë dakord", tha një zyrtar amerikan për NBC News.

Në 7 tetor, kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë të paktën 1200 njerëz, të paktën sipas raportimeve të autoriteteve izraelite, 240 persona u morën peng.

Fillimisht u liruan 4 pengje, ndërsa një peng tjetër nga ushtria izraelite. Sipas një marrëveshje që u arrit këtë javë do të lirohen të paktën 50 pengje. Dje u liruan 13 persona me kombesi izraelite, 10 me kombesi tailandeze dhe një filipinas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco