Lirohen 17 pengje izraelite, Hamasi publikon videon

Lirohen 17 pengje izraelite, Hamasi publikon videon

08:05, 26/11/2023
A+ Aa A-

Krahu i armatosur i Hamasit , Brigadat Ezzedine al-Qassam, njoftuan të shtunën vonë mbrëma (25/11) se i kishin dorëzuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq 13 pengje izraelitë dhe 4 tajlandezë .

Sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), 17 pengjet janë brenda territorit të Izraelit pasi u transportuan nga Gaza me një autokolonë të Kryqit të Kuq të shtunën vonë në mbrëmje.

“Përfaqësuesit nga KNKK sapo kanë transferuar 17 pengje përmes Egjiptit, duke përfshirë 13 pengje izraelitë dhe 4 pengje tajlandeze, te ISA dhe Forcat Speciale IDF, teksa ata shkojnë në spitalet izraelite, ku do të ribashkohen me familjet e tyre. Ne po përgatitemi të mirëpresim njerëzit tanë në shtëpi dhe t'i shoqërojmë ata dhe familjet e tyre. Ne mbetemi të vendosur të kthejmë të gjithë pengjet tanë në shtëpitë e tyre”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Hamasi publikoi gjithashtu një video të lirimit të pengjeve dhe dorëzimit të tyre në Kryqin e Kuq. 

 

 

Hamasi shprehu "vlerësimin ndaj Egjiptit dhe Katarit për sigurimin e vazhdimit të armëpushimit të tyre të përkohshëm me Izraelin".

Sipas marrëveshjes, 50 pengje izraelite - gra dhe fëmijë - do të lirohen nga Hamasi brenda katër ditëve, në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco