Nga një intervistë e harruar zbulohet emri i vërtetë i artistit të rrugës, Bansky

Nga një intervistë e harruar zbulohet emri i vërtetë i artistit të rrugës, Bansky

13:40, 21/11/2023
A+ Aa A-

Nga një intervistë e vitit 2003 e cila ka dalë në dritë sot është zbuluar emri i vërtetë i artistit të rrugës, Bansky. 

Regjistrimi i vitit 2003 përmban një intervistë me një reporter të BBC-së, i cili pyet nëse emri i vërtetë i Banksy është "Robert Banks", për të cilën artisti përgjigjet "Është Robbie".

Spekulimet kanë qenë prej kohësh të përhapura mbi identitetin e vërtetë të artistit të rrugës, puna e të cilit shfaqet kudo në rrugë, në galeritë prestigjioze të artit dhe madje edhe në barrierën izraelite të Bregut Perëndimor.

Robert Del Naja i Massive Attack, Neil Buchanan i Art Attack dhe madje edhe këshilltari i Pembroke Dock, Billy Gannon, të gjithë kanë qenë të dyshuar në të kaluarën, si Banky.

Në vitin 2008, Daily Mail "demaskoi" Banksy si Robin Cunningham, një ish-djalë i shkollës publike në atë kohë 34-vjeçar - megjithëse artisti e mohoi këtë. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco