Argjentina refuzon të majtën ekstreme, zgjedh për president një politikan të ngjashëm me Trump

Argjentina refuzon të majtën ekstreme, zgjedh për president një politikan të ngjashëm me Trump

12:25, 20/11/2023
A+ Aa A-

A mund të fitojë zgjedhjet një ministër ekonomie në një vend ku inflacioni është 140 përqind dhe 40 përqind e popullsisë jetojnë në varfëri?

Mesa duket jo, të paktën në Argjentinë!

Kongresmeni libertarian dhe ekonomisti Javier Miley, shënoi një fitore deçizive në Argjentinë, duke mnposhtuar kandidatin e majtë, Sergio Massa.

Miley nxori blof edhe sondazhet, duke e mundur me lehtësi kandidatin e Peronistëve në pushtet me më shumë se 10 pikë.

Teksa janë numëruar mbi 90 përqind e votave, Milei ka mbi 56 përqind të votave, krahasuar me 44 përqind për zotin Massa.

Milei është krahasuar vazhdimisht me ish-presidentin amerikan, Donald Trump. Ky i fundit ishte ndër të parët që reagoi, duke postuar një mesazh ku thuhet se është koha për ta bërë Argjentinën të madhe përsëri.

Milei u bë i famshëm për retorikën e tij, duke e portretizuar veten sinjë luan që me guxim do të përballet me klasën politike, të cilën e quante ‘parazitare’.

Si i parti president libertarian, ai shpesh përdorte një sharrë për të thënë se do të shkurtojë ndjeshëm shpenzimet e tepërta të qeverisë. Miley premtoi një qeveri të vogël dhe taksa të ulëta.

Fushata e tij nxiti interesin e të rinjve, pasi u bazua kryesisht në median sociale. Kurse rivali i tij u mbështet më të shumti nga mediat tradicionale.

Ndërsa lufta vazhdon në Izrael, Miley u shfaq disa herë me flamurin izraelit në fushatë. Ai u zotua se vendi i tij do jetë një aleat kyç për SHBA-në dhe Izraelin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco