Lajmi i fundit

Policia franceze vret një burrë që tentoi të djegë sinagogën

Ndahet nga jeta ish-zonja e parë e SHBA-ve

Ndahet nga jeta ish-zonja e parë e SHBA-ve

22:21, 19/11/2023
A+ Aa A-

Ish-zonja e parë e SHBA-ve, Rosalynn Carter, gruaja e ish-presidentit Jimmy Carter, ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Qendra Carter dha lajmin duke thënë se ajo vdiq në paqe me familjen pranë saj. Qendra njoftoi të premten se ish-zonja e parë kishte hyrë në kujdesin intensiv. Ajo u diagnostikua me demencë në maj.

Carter ishte e martuar për 77 vjet me Jimmy Carter, presidentin e 39- të të Shteteve të Bashkuara dhe fituesin e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2002, i cili tani është 99 vjeç.

“Rosalynn ishte partnerja ime e barabartë në gjithçka që kam arritur ndonjëherë”, tha në një deklaratë bashkëshorti i saj, ish-presidenti Jimmy Carter.

“Ajo më dha udhëzime dhe inkurajim të mençur kur kisha nevojë. Për sa kohë që Rosalynn ishte në botë, unë gjithmonë e dija që dikush më donte dhe më mbështeste”, njoftoi qendra Carter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco