Rusia synon ta shpallë lëvizjen LGBT si ekstremiste

Rusia synon ta shpallë lëvizjen LGBT si ekstremiste

22:10, 17/11/2023
A+ Aa A-

Ministria ruse e Drejtësisë e ka dorëzuar një mocion në Gjykatën Supreme të vendit për t’i ndaluar aktivitetet e asaj që e quan “lëvizje publike ndërkombëtare LGBT” dhe synon ta shpallë atë si ekstremiste.

Ende është e paqartë nëse deklarata e ministrisë i referohet komunitetit LGBT (homoseksual, biseksual, transgjinor, ndërgjinor) si tërësi, apo organizatave specifike, shkruanREL.

Në të është thënë se lëvizja ka treguar shenja të “aktivitetit ekstremist”, përfshirë nxitjen e “mosmarrëveshjeve sociale dhe fetare”.

Ndalesa mund ta bëjë komunitetin LGBT të cenueshëm ndaj gjyqeve penale.

Shpallja e një individi apo grupi si ekstremist, është përdorur në të kaluarën nga autoritetet ruse kundër organizatave për të drejta të njeriut dhe grupeve opozitare sikurse ajo e Aleksei Navalnyt, aktualisht në burg.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco