Pse gojëlëshuari Joe Biden po e fut botën në rrezik?!

Pse gojëlëshuari Joe Biden po e fut botën në rrezik?!

12:05, 17/11/2023
A+ Aa A-

Nga MARK ALMOND- Dailymail

Për disa momente të shkurtra bota dukej një vend më i sigurt pas takimit relativisht të suksesshëm mes Joe Biden dhe Xi Jinping – krerëve të dy vendeve më të fuqishme në planet.

Por më pas presidenti Biden dha një përgjigje të hapur ndaj pyetjes së një gazetari, dhe përsëri ne u zhytëm në dëshpërim.

Udhëheqësit kishin mbajtur katër orë bisedime në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në San Francisko.

Dhe ndërsa u bë pak përparim në çështjet e rëndësishme të pretendimeve të Kinës mbi Tajvanin dhe rritjes së prezencës së saj ushtarake në Detin e Kinës Jugore, të dyja palët mund të thoshin se po bisedonin përsëri për herë të parë që kur ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi vizitoi kryeqytetin e ishullit Taipei në gusht të vitit të kaluar, duke bërë që Republika Popullore të prishë marrëdhëniet. Ishte një pikënisje.

Konferenca për shtyp e zotit Biden më pas të mërkurën duhej të vuloste muaj të tërë diplomacie të kujdesshme, por kur ai u pyet nëse Xi ishte një "diktator", ai doli nga skenari.

"Po, është," tha Biden. "Ai është diktator në kuptimin që është një person që drejton një vend që është një vend komunist që bazohet në një formë qeverisjeje krejtësisht të ndryshme nga e jona."

Është e vërtetë, por pse ta themi? Ndërsa ministri i jashtëm i Napoleonit, Talleyrand, dikur i këshilloi diplomatët: "Nëse Zoti do të kishte dashur të themi të vërtetën, nuk do të na kishte dhënë kaq shumë fjalë me të cilat të maskojmë mendimet tona.'

Të paktën Xi nuk ishte në sallë, por sekretari i shtetit i Biden-it, Antony Blinken ishte, dhe shprehia e tij e tmerruar i tha të gjitha. Akti i lartë i diplomacisë së superfuqisë ishte minuar në një moment marrëzie, duke nxjerrë në shesh problemin në rritje dhe të rrezikshëm të një kreu të mplakur shteti, i cili i qaset çdo problemi me gojën hapur. Dhe kur ai takohet ballë për ballë me aktorët më të fuqishëm politik në skenën botërore, kjo mund të ketë një efekt shkatërrues në ngjarjet globale.

Kjo u bë e dukshme pasi ai u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë në verën e vitit 2021, pikërisht kur aventura ushtarake e Perëndimit në Afganistan po përmbyllej. Në një konferencë shtypi më pas, Biden foli për mënyrën sesi ai e kishte mbajtur Putinin përgjegjës për të drejtat e njeriut, luftën kibernetike dhe integritetin e Ukrainës.

Megjithatë, Putinit iu krijua përshtypja jo vetëm se Biden i jepte shumë gojës, por që ishte edhe i dobët, sepse vetëm tetë muaj më vonë udhëheqësi rus sanksionoi pushtimin e Ukrainës, i sigurt që SHBA-ja nuk do të hakmerrej. Ai e kishte gabim, por është një tragjedi që, nëse Biden do të kishte projektuar forcë të vërtetë kur u takuan, Putini mund të ishte menduar dy herë për veprimin ushtarak.

Ka një paralele me John F Kennedy kur, pak pasi u bë president në vitin 1961, ai takoi udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov për bisedime në Vjenë. Pas takimit, Hrushovi mendoi se Kenedi ishte i dobët dhe i papërvojë, gjë që inkurajoi vendimin e tij për të vendosur raketa bërthamore në Kubë, duke shkaktuar një përplasje që kërcënonte të përfundonte me asgjësim bërthamor.

Si Biden gjashtë dekada pas tij, vendosmëria e mëvonshme e Kenedit ishte nënvlerësuar nga Kremlini. Por këtë herë, presidenti amerikan ka më shumë se një krizë globale për t'u përballur. Biden duhet të zhonglojë Rusinë, Kinën dhe tani luftën në Lindjen e Mesme, dhe shenjat janë se këto janë shumë për të.

Duke u përballur me këto sfida të mëdha të njëkohshme, Amerika dhe Perëndimi kanë nevojë për një dorë të sigurt në timon he një udhëheqës të respektuar, tek i cili mund të kemi besim se do të qëndrojë i heshtur dhe që do të tregojë maturi kur është e nevojshme. Ne nuk kemi nevojë për një lider që i jep gojës kot. Po, paraardhësi i tij dhe kandidati për presidencën e ardhshme Donald Trump ishte i zëshëm dhe i paparashikueshëm, por fjalët e tij ishin më të matura se ato të Biden-it.

Ai e talli Kim Jong Unin si "Njeriu raketë" në vitin 2017, gjë që ishte pa dyshim një fyerje foshnjarake, por që shërbeu për ta lëkundur liderin e Koresë së Veriut, i cili është mësuar me qasje më diplomatike. Dhe më pas Trump i kapi të gjithë në befasi kur propozoi bisedime kokë më kokë.

Fatmirësisht, Biden nuk është i vendosur të takohet me Kimin së shpejti. Por kemi ngecur me këtë president të paktën deri në janar të vitit 2025. Ndërkohë, ekipi i tij duhet ta mbajë larg situatave ku komentet e tij të pafiltruara mund të kenë efekte katastrofike. Rendi botëror është në tehun e thikës dhe Amerika, polici i saj kryesor, duhet të veprojë me forcë dhe siguri. Problemi është se ndërkohë që ai plaket, Biden vetëm do të përkeqësohet. Nuk është se ai nuk është në dijeni të problemit. Në maj të vitit të kaluar, ai bëri shaka: “Herë pas here, bëj ndonjë gabim. Një herë një fjalim."

Dhe nëse kjo nuk do të ishte e vërtetë, do të ishte qesharake. Paraqitja e tij të mërkurën bëri kontrast të plotë me soliditetin e Presidentit hermetik Xi. Në konferencën e tij të veçuar për shtyp, lideri kinez u pyet nëse i besonte Biden-it. Gazetarja që bëri pyetjen, korrespondentja e ABC-së në Kinë, Selina Wang, tha se Xi hoqi kufjen e tij të përkthimit, e pa, por nuk u përgjigj.

Me sa duket, vuri në dukje Wang, "Xi e di vlerën e heshtjes".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco