Itali: Krimineli i dhjamur lirohet nga burgu se nuk mund të mbante dietë pas hekurave

Itali: Krimineli i dhjamur lirohet nga burgu se nuk mund të mbante dietë pas hekurave

11:09, 17/11/2023
A+ Aa A-

Një italian që vuante dënimin me 30 vjet burg për vrasjen e të dashurës së tij u lirua së fundmi nga burgu sepse gjykatësit vendosën se ushqimi i burgut nuk e lejonte të mbante dietë pas hekurave.

Në vitin 2017, Dimitri Fricano u arrestua pasi vrau të dashurën e tij, Erika, gjatë një debati të ashpër, teksa po pushonin në Sardenjë.

Ai fillimisht i tha policisë se grabitësit kishin sulmuar dhe vrarë partneren e tij, por ndërsa hetuesit po gjenin gjithnjë e më shumë probleme në historinë e tij, ai përfundimisht pranoi se ishte ai që e kishte goditur me thikë 57 herë.

Me sa duket, ajo e kishte qortuar se kishte lënë shumë thërrime në shtrat kur hante, dhe ai u zemërua aq shumë sa nuk mundi ta kontrollonte veten.

Dy vjet më vonë, ai doli në gjyq për vrasje, por u dënua me 30 vjet burg vetëm në vitin 2022, për shkak të vonesave të lidhura me pandeminë derisa më në fund u  lirua këtë muaj për shkak të obezitetit të rrezikshëm dhe pamundësisë për të humbur peshë.​

Në kohën e dënimit, Dimitri Fricano peshonte 120 kg, por gjatë 12 muajve të ardhshëm, ai arriti në 200 kg, një peshë që mjekët thonë se e vë atë në rrezik të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare. Thuhet se ai nuk mund të lëvizë as rreth ndërtesës së burgut pa paterica ose karrige me rrota dhe një gjykatë ka vendosur se gjendja e tij është "e papajtueshme me regjimin e burgut", sepse burgu e bën të pamundur që ai të ndjekë një dietë me kalori të ulët.

"Ai ka nevojë për ndihmë, e cila nuk mund të ofrohet në këtë institucion," vendosi një trupë gjyqtarësh, duke shtuar se ai nuk mund të qëndrojë i burgosur sepse obeziteti i tij dhe zakoni i pirjes së duhanit në zinxhir e vendosin atë në një rrezik të menjëhershëm për të vdekur.

Dmitri Fricano tani do të shërbejë pjesën tjetër të kohës në arrest shtëpie në një qytet afër Biella-s, një vendim që ka zemëruar familjen e viktimës së tij. Edhe pse ligji thotë se nëse gjendja e Fricanos përmirësohet, ai do të kthehet në burg, prindërit e Erikës besojnë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

“Arrest shtëpie për Dhimitrin?! Është një vendim i turpshëm”, tha babai i Erika për gazetën italiane Corriere Della Sera.

“Kur disa miq më njoftuan, pasi e lexova në internet, se Dimitri ishte vendosur në arrest shtëpiak, një plagë u rihap. Ishte si një goditje me thikë në zemër. Ai është një rast i rrallë. Të mendosh që as mafiozët nuk e marrin këtë trajtim.”.ar.sh/SYRI.NET

Image

Dimitri Fricano në kohën e gjyqit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco