‘Brukseli mos të na bllokojë paratë’, Orban kundër Ukrainës në BE: Anëtarësimi i tyre, aq larg sa Jerusalemi

‘Brukseli mos të na bllokojë paratë’, Orban kundër Ukrainës në BE: Anëtarësimi i tyre, aq larg sa Jerusalemi

23:00, 10/11/2023
A+ Aa A-

Anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Europian është aq larg sa janë Hungaria me Jerusalemin. Me këtë krahasim, kryeministri Viktor Orban, thekson edhe njëherë kundërshtinë e fortë për hapjen e negociatave të pranimit nga BE-ja me shtetin e përfshirë në luftën e nisur nga Rusia.

“Besoj se negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në BE nuk duhet të hapen. Ukraina nuk është e përgatitur në ndonjë mënyrë për t'u angazhuar në diskutime për këtë ambicie. Madje mund të them se Ukraina është aq larg anëtarësimit në BE sa është qyteti ynë Mako nga Jerusalemi.”

Nacionalisti Orban, në pushtet që prej 2010, paralajmëroi Brukselin që të mos bllokojë fondet miliarda euro të pezulluara për Hungarinë për shkak të një çështjeje lidhur me sundimin e ligjit, duke nënvizuar se kjo nuk duhet të lidhet në asnjë mënyrë me rrugën e Ukrainës për në BE.

“Dëshiroj të qartësoj se refuzimi hungarez për nisjen e bisedimeve me Ukrainën për pranim në BE nuk është subjekt i një marrëveshjeje biznesi; nuk mund të lidhet me asnjë çështje financiare. Ata duhet të na kthejnë në atë që na detyrohen. Mund të negociojmë lidhur me të, mund të bëjmë disi marrëveshje për buxhetet, por financimi i Ukrainës, fondet e dërguara atje, nisja e bisedimeve me Ukrainën, e gjithë gama e çështjeve nuk mund të lidhen me fondet që Hungaria ka të drejtë t’i marrë.”

Liderët e vendeve të Bashkimit Europian pritet që të vendosin gjatë mesit të dhjetorit nëse do të pranojnë ose jo rekomandimin e Komisionit për të ftuar Ukrainën për të nisur negociatat e anëtarësimit, sapo të përmbushë kushtet. Megjithatë, një vendi pro merret vetëm përmes një vote unanime të 27 shteteve të bllokut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco