Fakte për Uranin

Fakte për Uranin

15:44, 08/11/2023
A+ Aa A-

Urani është planeti i shtatë nga Dielli.

Nuk është i dukshëm me sy të lirë dhe është planeti i parë i zbuluar me përdorimin e një teleskopi. Urani është i anuar në anën e tij me një pjerrje boshtore prej 98 gradësh. Shpesh përshkruhet si "rrotullim rreth Diellit në anën e tij".

Fakte për Uranin

Urani u zbulua zyrtarisht nga Sër Uilliam Hersheli në vitin 1781. Është shumë i zbehtë që të shihej nga njerëzit e lashtë. Në fillim Hersheli mendonte se ishte një kometë, por disa vite më vonë u konfirmua si një planet. Hersheli u përpoq që zbulimi i tij të quhej "Georgian Sidus" për nder të mbretit George III. Emri Uranus u sugjerua nga astronomi Johann Bode. Emri vjen nga perëndia e lashtë greke Ouranos.

Urani rrotullohet në boshtin e tij një herë në 17 orë e 14 minuta.

Planeti rrotullohet në një drejtim retrograd, të kundërt me mënyrën si rrotullohen Toka dhe shumica e planetëve të tjerë.

Urani bën një udhëtim rreth Diellit çdo 84 vjet Tokë.

Gjatë disa pjesëve të orbitës së tij, njëri nga polet e tij drejtohen direkt nga Dielli dhe marrin rreth 42 vjet rreze direkte dielli. Pjesën tjetër të kohës janë në errësirë.

Urani shpesh përmendet si një planet "gjigant akulli".

Ashtu si gjigantët e tjerë të gazit, ai ka një shtresë të sipërme hidrogjeni, e cila ka helium të përzier. Poshtë është një "mantel i akullt, i cili rrethon një bërthamë shkëmbi dhe akulli. Atmosfera e sipërme përbëhet nga uji, amoniaku dhe kristalet e akullit të metanit që i japin planetit ngjyrën e tij blu të zbehtë.

Urani ka temperaturat më të ftohta të çdo planeti.

Me temperaturë minimale atmosferike prej -224°C, Urani është pothuajse planeti më i ftohtë në sistemin diellor. Ndonëse Neptuni nuk bëhet aq i ftohtë sa Urani, ai është mesatarisht më i ftohtë. Atmosfera e sipërme e Uranit është e mbuluar nga një mjegull metani që fsheh stuhitë që ndodhin nën mbulimin e reve.

Urani ka dy grupe unazash shumë të holla me ngjyrë të errët.

Grimcat e unazës janë të vogla, duke filluar nga grimcat me madhësi pluhuri deri te gurët e vegjël. Ka 11 unaza të brendshme dhe dy unaza të jashtme. Ata ndoshta janë formuar kur një ose më shumë nga hënat e Uranit u thyen në një përlasje. Unazat e para u zbuluan në vitin 1977 me dy unazat e jashtme që u zbuluan në imazhet e teleskopit hapësinor Hubble midis vitit 2003 dhe 2005.

Hënat e Uranit janë quajtur për nder të personazheve të krijuar nga Uilliam Shekspiri dhe Aleksandër Popi.

Ndër to janë Oberoni, Titania dhe Miranda. Të gjitha janë botë të ngrira me sipërfaqe të errëta. Disa janë përzierje akulli dhe shkëmbi. Hëna më interesante e Uranit është Miranda; ka kanione akulli, tarraca dhe sipërfaqe të tjera me pamje të çuditshme.

Vetëm një anije kozmike ka fluturuar rreth Uranit.

Në vitin 1986, anija kozmike Voyager 2 kaloi planetin në një distancë prej 81,500 km. Ai mori imazhet e para nga afër të planetit, të hënave dhe unazave të tij.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco