Zgjidhja me dy shteteve Izrael-Palestinë ka qenë dështim diplomatik...

Zgjidhja me dy shteteve Izrael-Palestinë ka qenë dështim diplomatik...

13:23, 07/11/2023
A+ Aa A-

Zgjidhja me dy shtete ka qenë dështim diplomatik, por është edhe përgjigjja më e mirë që kemi.

Pengesa e vërtetë ka qenë Benjamin Netanyahu, i cili ka qenë në pushtet për gati gjysmën e kohës që kur është shfaqur ideja.

Zgjidhja me dy shtete mund të ketë nevojë për një riemërtim.

Optimizmi që pati pas akordeve të paqes të Oslos mes Izraelit dhe Palestinezëve tre dekada më parë, prej kohësh i ka lënë vendin vërshimit dhe grimasave mes politikanëve dhe diplomatëve për çdo përmendje të "procesit të paqes". Prej vitesh ata kanë qenë të detyruar të shprehin mbështetjen vetëm me fjalë për vizionin, ndërkohë që në praktikë, shumë prej tyre u dorëzuan për zgjidhjen me dy shtete. Kryesisht u përpoqën ta shmangnin fare të flisnin për këtë.

Por tashmë zgjidhja me dy shtete po e shfaq sërish fytyrën në publik. Në vazhdën e sulmit ndërkufitar të Hamasit nga Gaza dhe sulmit izraelit në enklavën palestineze si reagim, presidenti Joe Biden po e kthen procesin e paqes përsëri në axhendë. “Kur të përfundojë kjo krizë, duhet të ketë një vizion për atë që vjen më pas. Dhe sipas këndvështrimit tonë, duhet të jetë një zgjidhje me dy shtete,” tha ai. Dhe kjo do të thotë një përpjekje e përqendruar për të gjitha palët, izraelitët, palestinezët, partnerët rajonalë, liderët globalë, për të na çuar në një rrugë drejt paqes.”

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i mëshoi kësaj retorike në Tel Aviv javën e kaluar kur ai përshkroi dy shtete për dy popuj si "rruga më e mirë, ndoshta edhe e vetmja rrugë".

Politikanët amerikanë dhe europianë kanë përdorur shumë shpesh thirrjen për një kthim në procesin e paqes si një rrugëdalje për të shmangur thellimin e sundimit shtypës të Izraelit në territoret e pushtuara. Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë i Izraelit, e ka shfrytëzuar këtë mungesë vullneti për ta kundërshtuar, ndërsa qeveritë e tij punonin për të zhdukur perspektivën e një shteti të qëndrueshëm palestinez duke zgjeruar vendbanimet dhe duke shtrënguar kontrollin e okupimit.

Pra, nuk është për t'u habitur që thirrja e Bidenit nuk është pritur me entuziazëm të madh në kryeqytetet e tjera. Por çfarëdo emri që t'i vini, dhe disa do të preferonin ta quajnë veçim ose ndarje, presidenti ka të drejtë që e zhvendos fokusin në dy shtete për një arsye kryesore. Është e vështirë të shihet një rezultat tjetër që do të ketë sukses në një afat të afërt, dhe ka një nevojë urgjente për të vendosur kufijtë e një Palestine të pavarur për të bllokuar kolonizimin e ashpër të Bregut Perëndimor nga Izraeli.

Politikat e Netanyahut dhe kolapsi i çdo procesi kuptimplotë të paqes kanë nxitur debatin për krijimin e një vendi të vetëm të izraelitëve dhe palestinezëve, një zgjidhje me një shtet. Por edhe me një rënie të mprehtë të mbështetjes publike izraelite për një Palestinë të pavarur, vetëm rreth një në 10 hebrenj izraelitë mbështesin një shtet të vetëm me të drejta të barabarta për të gjithë. Krijimi i një vendi me numër afërsisht të barabartë hebrenjsh dhe arabësh do të largonte shumicën e qartë hebreje në zemër të ndërmarrjes sioniste të vetëvendosjes dhe shumica dërrmuese e izraelitëve nuk do ta pranojnë këtë në asnjë të ardhme të parashikueshme.

Që do të thotë përqendrimi në çdo gjë tjetër përveç dy shteteve tani është një shpërqendrim nga realiteti alarmues në terren dhe nevoja për të ndaluar imponimin e Izraelit ndaj palestinezëve të asaj që organizata izraelite për të drejtat e njeriut B'Tselem dhe Amnesty e quajnë të dyja aparteid. Ose më keq. Disa në të djathtën izraelite duket se kanë etje për të përsëritur Nakba-n e vitit 1948, kur forcat izraelite dëbuan shumicën e popullsisë palestineze nga shtëpitë dhe vendi i tyre.

Konturet e një marrëveshjeje me dy shtete janë pranuar kryesisht ndër dekada, edhe nëse rezultati është një padrejtësi e thellë ndaj palestinezëve në një mori mënyrash. Si fillim, shteti i tyre do të përbënte vetëm rreth 22% të Palestinës historike, zona e qeverisur nga britanikët në kohën e votimit të ndarjes në OKB në 1947, edhe pse sot arabët përbëjnë afërsisht gjysmën e popullsisë së zonës tani të ndarë si Izraeli, Bregu Perëndimor dhe Gaza. Dhe ka shumë miliona të tjerë me origjinë palestineze në mërgim.

Sidoqoftë, një Palestinë e vërtetë sovrane do të ishte ende një përmirësim i madh pas dekadave të okupimit dhe dominimit izraelit, dhe për herë të parë do t'u jepte palestinezëve një qeveri të vërtetë. Çështjet e pazgjidhura se si të ndahet Jerusalemi, garancitë për sigurinë izraelite dhe çfarë të bëhet me refugjatët palestinezë në vendet fqinje janë të gjitha të vështira, por jo të pakapërcyeshme.

 

Pastaj është Hamasi dhe grupet aleate si Xhihadi Islamik, sulmi i tmerrshëm ndërkufitar i të cilit nga Gaza ka pasur pasoja, ndoshta të paqëllimshme, të tërheqjes së vëmendjes së botës ndaj konfliktit izraelito-palestinez. Por ata nuk kanë qenë pengesa kryesore për një marrëveshje me dy shtete në të kaluarën dhe është e pasigurt që Hamasi të ketë fuqinë për të vënë veton ndaj një marrëveshjeje nëse një udhëheqës i besueshëm palestinez, siç është lideri me ndikim i Fatahut, Marwan Barghouti, i cili aktualisht është i burgosur nga Izraeli për terrorizëm, do të negocionte një të tillë.

 

Pengesa e vërtetë ka qenë Netanyahu, i cili ka qenë në pushtet për gati gjysmën e kohës që nga nënshkrimi i akordeve të Oslos. Ai ka thënë prej vitesh se nuk do të lejojë kurrë një shtet palestinez dhe ka vendosur që nga fillimi të shkatërrojë marrëveshjen e paqes. Tre dekada më vonë, ai është më afër qëllimit të tij se kurrë.

 

Një nga taktikat standarde të Izraelit është të fajësojë palestinezët për dështimin e negociatave të mëparshme të paqes. Kjo është një narrativë e përshtatshme për një proces kompleks që, ndër të tjera, injoron rolin që shumë njerëz besojnë se Netanyahu dhe e djathta izraelite luajtën në vrasjen e kryeministrit Yitzhak Rabin në vitin 1995, i cili nënshkroi akordet e Oslos, kriza e parë e madhe e procesit të paqes. E veja e Rabinit, Lea dhe të tjerët në të majtën e akuzuan Netanyahun, ndërsa ishte lider i opozitës, për nxitjen e vrasësit nacionalist hebre, pasi ai drejtoi demonstratat në të cilat turma brohoritën "vdekje Rabinit" dhe për marshimin në krye të një funerali tallës për kryeministrin.

Por, sido që të hidhet poshtë faji, askush nuk e detyroi Izraelin të katërfishonte numrin e kolonëve hebrenj në territoret e pushtuara që nga nënshkrimi i akordeve të Oslos. Në vitin 1993, kishte rreth 110,000 kolonë në Bregun Perëndimor jashtë Jerusalemit Lindor të pushtuar. Tani ka rreth 500,000 dhe qeveria dëshiron ta dyfishojë këtë numër.

Ndërtimi i vendbanimeve ka shfrytëzuar atë që synohej si një zgjidhje e përkohshme administrative në akordet e Oslos. Izraeli ka shfrytëzuar zonën e tij, rreth 60% të Bregut Perëndimor të njohur si Zona C, për të zgjeruar vendbanimet, për të ndërtuar baza ushtarake dhe për të ndërtuar rrugë që rrethojnë zonat nën administrimin palestinez. Rezultati është një grumbull kantonesh që të kujtojnë sistemin bantustan të atdheut të zezakëve të aparteidit të Afrikës së Jugut.

Kontrolli është intensifikuar kohët e fundit me kolonët izraelitë që detyrojnë palestinezët të largohen nga toka në Zonën C, me ndihmën e ushtrisë dhe inkurajimin e anëtarëve të ekstremit të djathtë të qeverisë së Netanyahut.

Nëse Biden dëshiron të ndryshojë këtë dinamikë, do t'i kërkojë SHBA-së të qëndrojë kundër Izraelit. Aaron David Miller, i cili u ka shërbyer gjashtë sekretarëve amerikanë të shtetit si këshilltar në bisedimet e paqes arabo-izraelite, dikur i përshkroi negociatorët amerikanë se ishin në anën e Izraelit në vend që të ishin ndërmjetësues neutralë që punonin për një rezultat të drejtë.

"Për një kohë shumë të gjatë," shkroi ai në vitin 2005, "shumë zyrtarë amerikanë të përfshirë në paqebërjen arabo-izraelite, duke përfshirë edhe mua, kanë vepruar si avokatë të Izraelit, duke u shërbyer dhe duke u koordinuar me izraelitët në dëm të bisedimeve të suksesshme të paqes. Nëse Shtetet e Bashkuara duan të jenë një ndërmjetës i ndershëm dhe efikas në çështjen arabo-izraelite, atëherë mund të ketë vetëm një klient: kërkimin e një zgjidhjeje që plotëson nevojat dhe kërkesat e të dyja palëve.

Kjo mund të jetë një kërkesë e tepruar. Biden e ka kaluar pjesën më të madhe të presidencës së tij duke u përpjekur të shmangë konfrontimin me udhëheqësit izraelitë pasi ish-shefi i tij, atëherë presidenti Barack Obama, u dogj nga marrëdhëniet e tij me Netanyahun. Me një garë tjetër presidenciale kundër Donald Trump, është e vështirë të imagjinohet se Biden do të shpenzojë shumë kapital politik për konfliktin izraelito-palestinez.

Mirëpo, sulmi i Hamasit ndoshta ka sjellë fundin e sundimit të Netanyahut. Kush dhe çfarë vjen pas tij mbetet një pyetje e hapur. As izraelitët dhe as palestinezët nuk janë të bekuar me liderë vizionarë për momentin. Por ndoshta iluzioni hubrist se Izraeli mund të menaxhojë pushtimin duke mbyllur palestinezët në Gaza dhe bantustanet e Bregut Perëndimor, dhe më pas duke i injoruar, më në fund, ai iluzion do të eliminohet.

Nëse ndodh kështu, do të duhet të ketë një plan tjetër. Zgjidhja me dy shtete, edhe e parë shtrembër, duket akoma si e vetmja zgjidhje mbi tryezë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco