Dhjetëra punonjës të OKB-së janë vrarë në Gaza nga sulmet e Izraelit

Dhjetëra punonjës të OKB-së janë vrarë në Gaza nga sulmet e Izraelit

18:25, 06/11/2023
A+ Aa A-
Konflikti Izrael-Hamas, përveç mijëra viktimave që ka prodhuar nga të dyja palët ka shkaktuar dhjetëra të vrarë edhe në radhët e punonjësve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Të paktën 88 persona që punonin për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRËA, janë vrarë që nga 7 tetori, ndërsa 47 nga godinat e organizatës janë dëmtuar.

Nga ana tjetër të paktën 150 punonjës spitalesh janë vrarë në Gaza, 16 ndërsa ishin në detyrë dhe 18 punonjës të shërbimit të urgjencës për mbrojtjen civile të Gazës, sipas OKB-së. Më shumë se 100 objekte shëndetësore janë dëmtuar.

Udhëheqësit e agjencisë së OKB-së bënë thirrje të dielën për një armëpushim të menjëhershëm dhe akses humanitar në territor, teksa kërkuan që Izraeli dhe Hamasi të respektojnë ligjin ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco