Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

Zelenskyy mohon zërat: Nuk ka asnjë presion që të hyjmë në bisedime paqe me Rusinë

Zelenskyy mohon zërat: Nuk ka asnjë presion që të hyjmë në bisedime paqe me Rusinë

18:45, 04/11/2023
A+ Aa A-

Ndërsa bota i kthyer sytë nga Lindja e Mesme ku një konflikt i përgjakshëm kërkon energji të reja, duket se konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë do të kërkojë zgjidhje në Ukrainë. Duket se presidenti ukrainas nuk e mbështet këtë ide, pasi kërkon fitoren në terren.

Mediat e huaja raportojnë se Volodymyr Zelenskyy mohon se është nën presionin e vendeve perëndimore për të hyrë në bisedimet e paqes me Rusinë.

 Por sipas NBC, zyrtarë amerikanë dhe evropianë kishin folur me qeverinë ukrainase për atë se çfarë mund të sjellin negociatat e mundshme të paqes me Rusinë për t'i dhënë fund luftës. Të shtunën, Zelenskyy mohoi se lufta e Ukrainës me Rusinë kishte arritur në një ngërç.

“Koha ka kaluar, njerëzit janë të lodhur. Por kjo nuk është një ngërç. Askush nga partnerët tanë nuk po na bën presion që të ulemi me Rusinë, të flasim me të dhe t'i japim diçka,” tha Zelenskiy në një konferencë shtypi në Kiev me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën do t'i kushtojë perëndimit më pak sesa ta lërë Putinin të fitojë. Ndërsa pret të vendosë nëse do të mbajë zgjedhjet presidenciale pranverën e ardhshme, Zelenskyy shpreson që të vijojë ndihma europiane dhe ajo amerikane për të vijuar luftën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco