Katari: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndërlikojnë përpjekjet për lirimin e pengjeve

Katari: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndërlikojnë përpjekjet për lirimin e pengjeve

18:24, 04/11/2023
A+ Aa A-

Katari thotë se bombardimet e vazhdueshme izraelite të Gazës po ndërlikojnë përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi.

Ministri i Jashtëm Sheikh Mohammed Bin Abdulrahman al-Thani i bëri komentet në një takim me sekretarin e shtetit të SHBA Antony Blinken, i cili është në vizitën e tij të fundit diplomatike në Lindjen e Mesme me qëllim lehtësimin e krizës humanitare në Gaza.

Katari ndërmjetësoi të dyja bisedimet që çuan në lirimin e dy grupeve të veçanta pengjesh muajin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco