Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestojnë përpara parlamentit, policia blindon godinën

Momenti rrëqethës në Gaza, motrat ribashkohen mes lotësh në spital pas shkatërrimit të banesës

Momenti rrëqethës në Gaza, motrat ribashkohen mes lotësh në spital pas shkatërrimit të banesës

16:06, 31/10/2023
A+ Aa A-

Dhimbje, trauma dhe frikë po përjetojnë fëmijët në Gaza, teksa bombardimet kanë marrë jetët e prindërve, shokëve apo të afërmve të tyre.

Këtë të martë, videoja e dy motrave që ribashkohen sërish në një spital pranë Rafah ka bërë xhiron e rrjetit.
Joury, pesë vjeçe, u shpëtua nga rrënojat pasi ndërtesa u shkatërrua nga bombardimet dhe u dërgua me plagë në trup në spital.

Ajo u emocionua kur pa të vinte pranë saj motra 18-muajshme, që fatmirësisht u nxorr gjallë nga ndërtesa e rrënuar dhe u dërgua me urgjencë në spitalin El-Najar.

“Motra ime, e dashura ime”, tha Joury mes lotësh, kur kuptoi se motra e saj kishte shpëtuar.

Mbi 8500 palestinezë kanë humbur jetën në Gaza, që nga fillimi i bombardimeve. Mes viktimave, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Palestinë, janë 3.542 fëmijë dhe 2.187 gra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco