Analiza e BBC: A ishte ky një sulm tokësor i Izraelit? Nuk duhet të jemi shumë të varur nga përkufizimet

Analiza e BBC: A ishte ky një sulm tokësor i Izraelit? Nuk duhet të jemi shumë të varur nga përkufizimet

11:33, 28/10/2023
A+ Aa A-

Izraeli ka ndërmarrë disa sulme në Rripin e Gazës, në një shkallë që nuk është parë kurrë më parë. Por a është ky një pushtim tokësor?

Nga Jeremy Bowen, BBC

Bombardimet ishin më shumë të përqendruara në veri. Rripi i Gazës është vetëm 28 milje i gjatë, kështu që mund të dëgjohen shpërthimet për milje përreth dhe sigurisht në të gjithë zonën.

Siç e kuptoj unë, ushtria izraelite ishte akoma atje këtë mëngjes, ka shumë të ngjarë në përpjekje për të pastruar tunelet, ndoshta me forca speciale që dallojnë objektivat për ato sulme të forcave ajrore.

Tanket mund të jenë të pambrojtura në dritën e ditës, kështu që ata kanë tërhequr disa prej tyre. Por për aq sa mund të themi, operacioni vazhdon.

A është një sulm tokësor? Unë nuk mendoj se duhet të jemi shumë të varur nga përkufizimet për të gjithë këtë.

Kur pamë angazhimin ushtarak dhe mobilizimin e mbi 300 mijë rezervistëve, menduam se do të shihnim një pushtim të Gazës nga të gjitha frontet.

Unë mendoj se kjo është ajo që po bëjnë megjithatë, duke pastruar zonat e Gazës pjesë-pjesë. E ndjeva nga toni i komenteve nga ushtria izraelite mbrëmë se theksi ishte se ata do të vazhdonin të shtynin përpara dhe se gjithçka bëhej për ‘shpagim’.

Unë mendoj se ju mund ta quani këtë një bastisje shumë të zgjatur, ose ofensivë tokësore. Por sigurisht që është një operacion shumë i madh ushtarak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco