FOTO/ Hapet pika kufitare në Rafah, ndihma humanitare po hyn në Gaza Në foto: Ndihma po fillon të hyjë në Gaza

FOTO/ Hapet pika kufitare në Rafah, ndihma humanitare po hyn në Gaza

10:04, 21/10/2023
A+ Aa A-

Pika kufitare Rafah është hapur dhe BBC sjell pamje të drejtpërdrejta që tregojnë kamionë që hyjnë në pikën kufitare nga Egjipti në Gaza. Është e paqartë se për sa kohë do të qëndrojë i hapur vendkalimi.

Izraeli deri më tani ka rënë dakord të lejojë 20 kamionë në Gaza.

Ka një mori aktivitetesh në vendkalimin Rafah tani - hidhini një sy disa nga fotot më të fundit që po marrim nga kufiri Egjipt-Gaza:

Punonjësit humanitarë po shkarkojnë ndihmat që vijnë nga pala egjiptiane.

Image

Makinat e OKB-së dhe të gjysmëhënës së kuqe lëvizin në një rrugë pranë një kalimi kufitar

Image

LEXO EDHE:Kamionët e parë me ndihma i afrohen pikës kufitare në Rafah, në Gaza po mbaron dhe uji

Palestinezët presin ndihmën humanitare që kishte ngecur në vendkalimin Rafah

Rreth 175 kamionë me ilaçe esenciale, ushqim dhe ujë ishin bllokuar në anën egjiptiane të kalimit Rafah, sipas agjencisë së lajmeve AFP, ndërkohë që palestinezët në Gaza janë duke pritur ndihma për shpëtimin e jetës.

Ambasada amerikane në Izrael tha se kishte marrë informacion se kalimi do të hapej në orën 10:00 me orën lokale.

Për ta përmbledhur, kalimi i Rafahut midis Gazës jugore dhe Egjiptit është i vetmi kalim përmes të cilit izraelitët kanë rënë dakord të lejojnë ndihmën në enklavën e rrethuar palestineze. Kalimet e tjera, në Erez dhe Kerem Shalom midis Gazës dhe Izraelit, janë mbyllur nga forcat izraelite.

Izraeli ka lejuar vetëm 20 kamionë në Gaza për momentin – ndërsa OKB thotë nevojiten të paktën 100 për të ofruar ndihmën e menjëhershme të kërkuar./ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco