Të marra peng nga Hamasi, publikohet momenti kur lirohen nënë e bijë

Të marra peng nga Hamasi, publikohet momenti kur lirohen nënë e bijë

08:40, 21/10/2023
A+ Aa A-

Është publikuar momenti i lirimit kur dy amerikanet  të marra peng nga grupi i armatosur palestines,Hamasi u liruan mbrëmjen e djeshme.

Në video shihet nëna së bashku me vajzën duke zbritur nga një makinë e Hamasit të rrethuar me njerëz të armatosur me jelek antiplumbi dhe më pas duke u futur në një makinë të Kryqit të Kuq.

 

 

"Ajo është mirë, është shumë mirë," tha babai i 18-vjeçares, Uri Raanan, nga Çikago, i cili shtoi: 

“Nuk më tha asgjë. Por ajo më tha se e kanë trajtuar mirë dhe se është shumë mirë. Po pres ta përqafoj dhe ta puth dhe kjo do të jetë dita më e mirë e jetës sime.”

Natalie Raanan dhe nëna e saj Judith Raanan , 59 vjeç, nga Evanston, Illinois, mbërritën në Izrael në fillim të shtatorit për të festuar Vitin e Ri hebre që filloi disa ditë më parë dhe ditëlindjen e nënës së saj Judith.

Vajza kishte mbaruar shkollën e mesme në pranverë.

'Në momentin kur ne humbëm kontaktet, Natalie dhe Judith ishin në kibutin Nahal Oz, që ndodhet vetëm katër kilometra larg Rripit të Gazës', janë shprehur familjarët e pengjeve të liruar për një gazetë të Çikagos.

Judith ka qenë anëtare e komunitetit hebre në Evanston për rreth një dekadë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco