‘Të tmerrshme, po na bëjnë të vrasim veten’: Punonjësit padisin kompaninë Meta për traumat që po u shkaktojnë videot brutale

‘Të tmerrshme, po na bëjnë të vrasim veten’: Punonjësit padisin kompaninë Meta për traumat që po u shkaktojnë videot brutale

14:48, 19/10/2023
A+ Aa A-

Më shumë se 20% e stafit të punësuar nga Meta për të kontrolluar përmbajtjet e dhunshme të Facebook dhe Instagram janë me raporte mjekësore për shkak të traumës psikologjike.

Kërkesa e vetme e Facebook për të punuar si moderator i përmbajtjes në qytetin spanjoll të Barcelonës ishte njohja e gjuhës vendase.

Dukej si një pozicion tërheqës, me një pagë që mund të arrijë në 2,400 euro në muaj për të parë nga 300 deri në 500 video në ditë.

Megjithatë, ajo që dukej si një mundësi e mirë doli të ishte një vendim i keq për shumë nga punonjësit që i zunë vendet e punës në Barcelonë.

Më shumë se 20% e personelit të “CCC Barcelona Digital Services” në pronësi të Telsus, kompanisë që Meta punësoi për të kontrolluar përmbajtjen e Facebook dhe Instagram, janë me leje mjekësore për shkak të traumës psikologjike.

Imazhet e postuara në rrjetet sociale që ata duhej të kontrollonin tregonin më të keqen e njerëzimit: video të vrasjeve, copëtimeve, përdhunimeve dhe vetëvrasjeve të drejtpërdrejta.

"Në një nga videot, një baba tregon fëmijën e tij, i cili do të kishte qenë një vjeç. Ai i ngul një thikë në gjoks, i shkul zemrën dhe e ha", tha Françesk Feliu, avokat për më shumë se një duzinë punonjësish që vendosën ta padisin kompaninë, në një prononcim për Euroneës.

“Përveç përmbajtjes absolutisht çnjerëzore, ka shumë zhurmë, ulërima dhe gjak”, shtoi Feliu.

Punonjësit kanë kritikuar kushtet e punës të vendosura nga kompania ndaj moderatorëve të përmbajtjeve, të cilat i lënë ata jashtëzakonisht të ekspozuar ndaj problemeve serioze të shëndetit mendor si çrregullimi i stresit post-traumatik, çrregullimi obsesiv-kompulsiv dhe depresioni.

“Bëhet fjalë për persona që ishin të shëndetshëm dhe papritmas shfaqen këto çrregullime mendore. Disa nga këta punonjës kanë tentuar vetëvrasjen”, thotë avokati.

"Ata supozohet se po prodhojnë dhjetëra e dhjetëra të rinj relativisht të sëmurë mendorë. Është jashtëzakonisht serioze," shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco