Lajmi i fundit

Vendimi/ Reagon kryetari i PD-së, Sali Berisha: Mesazh për anëtarët dhe mbështetësit e PDSH

Franca përcjell me nderime profesorin e vrarë në sulmin terrorist në shkollë

Franca përcjell me nderime profesorin e vrarë në sulmin terrorist në shkollë

14:18, 19/10/2023
A+ Aa A-

Një mësues francez i vrarë me thikë javën e kaluar nga një ish-nxënës islamik u varros të enjten, pas një funerali në qytetin verior të Arras ku mori pjesë edhe presidenti Emmanuel Macron.

Shërbesa në katedralen Arras për 57-vjeçarin Dominique Bernard u transmetua në një ekran të madh në Sheshin e Heronjve të qytetit, ku qindra njerëz e ndoqën në shi.

Bernard, i martuar me një mësuese tjetër dhe baba i tre fëmijëve të rritur, u nderua pas vdekjes me Legjionin e Nderit nga Macron. Çmimi është dekorata më e lartë civile e Francës.

Ai ishte "një person i mrekullueshëm, dikush që ishte një mik besnik, i cili bazohej në vlera të thella", tha ish-kolegu Paule Orsini për AFP të mërkurën.

Maxime, një ish-nxënës, tha se Bernard ishte "i sjellshëm" dhe "i pasionuar" për punën e tij si mësues i frëngjishtes.

"Ai pëlqente të na ndihmonte të zbulonim letërsinë. Ai gjithmonë kishte pak gjëra shtesë për të thënë për shkrimtarët që prezantonte," i tha ai AFP-së ndërsa priste në shesh për të filluar funeralin.

Pjesa më e madhe e qëndrës së Arras u mbyll për shërbimin, me trafikun e ndaluar deri pasdite.

Kërcënimet me bombë

Mësimet ishin anuluar gjithashtu në shkollën Gambetta-Carnot ku Bernard jepte mësim, duke lejuar mësuesit dhe nxënësit të merrnin pjesë në ceremoni.

Mësuesi  u vra pothuajse tre vjet pas ditës pasi mësuesit Samuel Paty iu pre koka jashtë shkollës së tij në një periferi të Parisit nga një i ri i radikalizuar.

Vrasja e Bernardit ishte një tronditje e re për profesionistët dhe publikun e gjerë francez.

Të dy sulmues, ai i Bernardit, 20-vjeçari Mohammed Mogouchkov, dhe vrasësi i Paty ishin me origjinë nga rajoni kryesisht mysliman i Kaukazit të Veriut të Rusisë.

Institucionet rreth Francës kanë qenë subjekt i kërcënimeve me bomba që nga vrasja e së premtes, duke përfshirë një varg aeroportesh, Muzeun e Luvrit dhe Pallatin historik të Versajës jashtë Parisit.

Image

Një portret i mësuesit të shkollës franceze Samuel Paty, të cilit iu pre koka në vitin 2020. © Bertrand Guay, AFP

Vetë shkolla e Bernardit u vu në shënjestër të një kërcënimi të hënën, kur stafi dhe nxënësit u vendosën të mbanin një minutë heshtje në kujtim të tij.

Nervat ishin tashmë të tensionuara në Francë, e cila ka popullsi të madhe myslimane dhe hebreje, pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor dhe hakmarrjes izraelite kundër Rripit të Gazës.

Vrasja në shkollë ka ndezur debatin e ashpër politik të Francës rreth emigracionit dhe sigurisë.

Qeveria po përshpejton kalendarin parlamentar për ligjin e ri të emigracionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco