Tensionet/ Shtetet e Bashkuara dërgojnë një tjetër luftanije në Mesdheun lindor

Tensionet/ Shtetet e Bashkuara dërgojnë një tjetër luftanije në Mesdheun lindor

10:28, 19/10/2023
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara dërguan një tjetër luftanije në Mesdheun lindor, teksa tensionet në Lindjen e Mesme janë të larta.

Mediat amerikane raportojnë se luftanija USS Mount Whitney, një anije komanduese dhe kontrolli, është nisur nga Italia për t’iu bashkuar grupit të aeroplanmbajtëseve USS Gerald Ford dhe USS Dëight Eisenhower.

Kjo luftanije shërben si një qendër e sofistikuar komandimi, kontrolli, komunikimi dhe inteligjence.

Ajo ka qenë qendra kryesore taktike e operacionit që kreu ushtria amerikane kundër regjimit libian në vitin 2011.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco