Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro

Biden mbërrin në Izrael, përqafime të ngrohtë me Benjamin Netanyahu

Biden mbërrin në Izrael, përqafime të ngrohtë me Benjamin Netanyahu

11:05, 18/10/2023
A+ Aa A-

Avioni i presidentit amerikan Joe Biden është ulur në Izrael nën masa drakoniane sigurie.

Presidenti amerikan u prit nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu me të cilën pati dhe përqafime të ngrohtë.

Gjithashtu në aeroportin Ben Gurion ishte dhe presidenti i Izraelit, Isaac Herzog , i cili thuhet se i tha Joe Biden "mirë se erdhe zoti President, Zoti ju bekoftë për mbrojtjen e kombit të Izraelit".

Masat e sigurisë në Tel Aviv janë shtuar shumë me bllokada policore në disa vende të cilat kanë shkaktuar një  trafik të renduar në rrugët kryesore.

Image

Image

Presidenti amerikan Joe Biden udhëtoi drejt Izraelit, pavarësisht anulimit të takimit katërpalësh me liderët e Egjiptit, Jordanisë dhe Autoritetit Palestinez pas tragjedisë vdekjeprurëse në një spital palestinez. 

Para se udhëtonte drejt Izraelit, Joe Biden tha se ishte "i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar" nga bombardimi në Spitalin Al Ahli në Rripin e Gazës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco