Irani akuzon Izraelin: Po kërkon të kryejë gjenocid duke rrethuar Gazën

Irani akuzon Izraelin: Po kërkon të kryejë gjenocid duke rrethuar Gazën

14:48, 12/10/2023
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Iranit, ka akuzuar Izraelin se kërkon gjenocid duke rrethuar Gazën.

“Sot, vazhdimi i krimeve të luftës nga Netanyahu dhe sionistët kundër civilëve të Gazës, duke rrethuar, ndërprerë ujin dhe energjinë elektrike, dhe duke refuzuar hyrjen e ilaçeve dhe ushqimeve, ka krijuar kushte ku sionistët po kërkojnë një gjenocid të të gjithë njerëzve në Gaza”, tha Hossein Amirabdollahian, shkruan Al Jazeera.

Izraeli thotë se Irani qëndron pas sulmeve të Hamasit, pasi e ka furnizuar organizatën me armatime dhe raketa.

Por Teherani zyrtar e ka mohuar diçka të tillë, megjithëse është në mbështetje të Hamasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco