Bilance të frikshme humbjesh, ministria e Shëndetësisë palestineze: 1354 të vdekur në Gaza

Bilance të frikshme humbjesh, ministria e Shëndetësisë palestineze: 1354 të vdekur në Gaza

14:33, 12/10/2023
A+ Aa A-

Një raport i publikuar së fundmi nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, zbulon se numri i viktimave nga konflikti me Izraelin ka shkuar në 1,354 njerëz dhe 6,049 të tjerë janë plagosur.

Më herët të enjten, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se po kryejnë një sulm në shkallë të gjerë ndaj objektivave të Hamasit në Gaza, ndërsa konflikti hyri në ditën e gjashtë.

Një krizë humanitare po përhapet me shpejtësi në enklavën bregdetare. OKB tha të enjten më shumë se 330,000 njerëz janë zhvendosur atje që kur Izraeli filloi bombardimet e tij, shkruan CNN.

Të paktën 1200 njerëz u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën në sulmet e papritura të Hamasit në Izrael në fundjavë, sipas zyrtarëve izraelitë. Më herët, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se 1200 izraelitë ishin masakruar nga persona të armatosur të Hamasit gjatë fundjavës dhe numri i të vdekurve pritet të rritet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco