Izraeli provon masakrën ndaj fëmijëve në Kibbutz, dyshime se Hamas la pas flamurin e ISIS

Izraeli provon masakrën ndaj fëmijëve në Kibbutz, dyshime se Hamas la pas flamurin e ISIS

13:31, 12/10/2023
A+ Aa A-

Pretendimet e ushtrisë izraelite se foshnjave në një Kibbutz pranë Rripit të Gazës iu prenë kokat nga militantët e Hamasit janë provuar nga një mjek ligjor që ka konfirmuar mënyrën se si ata vdiqën, por edhe nga imazhet e publikuara nga IDF, që tregon shtreëtrit e mbuluar me gjak dhe trupat e pajetë.

Po ashtu, paraditen e sotme një zëdhënës i ushtrisë izraelite konfirmoi raportimet për prerje kokash nga Hamasi, teksa këta të fundit mësynë në shtëpitë e izraelitëve duke ekzekutuar disa qindra civilë.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite, Jonathan Conricus tha se një mjek që vizitoi Kibbutzin pa nga afër pasojat e masakrës dhe ekzaminoi trupat e fëmijëve duke konfirmuar mënyrën si ata vdiqën.

“E pranoj se na u desh pak kohë për ta kuptuar dhe verifikuar atë raport dhe ishte e vështirë të besohej se edhe Hamasi mund të kryente një akt kaq barbar. Unë mendoj se tani mund të themi, me besim relativ, se kjo është ajo që bëri Hamasi… kishte trupa të shpërndarë kudo, të gjymtuar”, tha ai.

Menjëherë pas sulmeve të Hamasit, qarkulluan raporte se terroristët kishin përdhunuar gra dhe fëmijë dhe kishin prerë kokat e foshnjave, por më vonë ato u cilësuan si dezinformata.

Por kryeministri izraelit Netanyahu pretendoi se militantët e Hamas kryen mizori të ndryshme, duke përfshirë lidhjen e djemve dhe vajzave, prerjen e kokave të tyre, apo edhe djegien e njerëzve të gjallë, përdhunimin e grave dhe prerjen e kokës së ushtarëve.

Zëdhënësi i IDF-së Major Doron Spielman tha më vonë për NBC News se ai nuk mund të konfirmonte se sa foshnjave u ishte prerë koka, por konfirmoi se “ka dëshmi të shumta, të cilat së bashku me provat e gjetura në terren tregojnë se fëmijët janë vrarë në mënyrë groteske dhe pjesët e trupit të tyre janë prerë”.

Ndërkohë, në llogaritë zyrtare të IDF-së në mediat sociale u publikua një imazh që tregon një flamur të ISIS-it, që pretendohet se ishte lënë në Kibbutz-in e Sufas nga militantët e Hamasit.

Imazhi u shpërnda më vonë nga Jerusalem Post, megjithëse është e paqartë nëse luftëtarët e Hamasit lanë simbolet radikale islamike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco