Sekretari amerikan Antony Blinken mbërrin në Izrael, çfarë pritet të ndodhë

Sekretari amerikan Antony Blinken mbërrin në Izrael, çfarë pritet të ndodhë

10:02, 12/10/2023
A+ Aa A-

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Izrael.

Në vizitën e tij të shkurtër, Blinken pritet të takohet me zyrtarë të lartë izraelitë dhe gjithashtu do të përpiqet të ndihmojë në sigurimin e lirimit të pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi.

Blinken do të ndihmojë gjithashtu në sigurimin e kalimit të sigurt të civilëve të Gazës nga enklava përpara një pushtimi të mundshëm tokësor izraelit.

Gjithashtu u njoftua sot në mëngjes se ai do të takohet me Mahmoud Abbas, presidentin palestinez, një veprim që do të shihet si i diskutueshëm nga disa.

Kujtojmë se Izraeli dhe Hamasi janë luftë që prej të shtunës, ku këta të fundit sulmuan me rreth 2 mijë raketa, duke bërë që konflikti mes tyre të përshkallëzohej.

Sipas transmetuesit publik izraelit Kan, gjithsej 1,300 njerëz janë vrarë.

Ndërkohë, të paktën 1100 palestinezë janë vrarë në sulmet hakmarrëse në Rripin e Gazës.

Sipas Kryqit të Kuq, spitalet në Gaza rrezikojnë të kthehen në morgje pas shkëputjes së energjisë.

Stacioni i vetëm i energjisë në Rripin e Gazës ndaloi së punuari të mërkurën për shkak të mungesës së karburantit. Kjo do të thotë që Gaza, duke përfshirë spitalet, po mbështetet në gjeneratorë, të cilët nga ana tjetër kanë nevojë për furnizime të reja karburanti.

Pjesa më e madhe e furnizimit me energji elektrike të Gazës vinte nga Izraeli, i cili ndërpreu pas sulmit të Hamasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco