Kissinger kritikon Berlinin për lejimin e festimeve pro-Hamasit

Kissinger kritikon Berlinin për lejimin e festimeve pro-Hamasit

09:57, 12/10/2023
A+ Aa A-

Sulmi i Hamasit kundër Izraelit që po festohet në rrugët e Berlinit tregon se Gjermania ka lejuar shumë të huaj të hyjnë në vend, sipas ish-sekretarit amerikan të shtetit, Henry Kissinger.

“Më duket e dhimbshme të festoj atë që ndodhi, që zakonisht është një akt kriminal . Ishte një gabim i madh të sillesh në vend kaq shumë njerëz me prejardhje krejtësisht të ndryshme kulturore dhe fetare, sepse kështu krijohen grupe (të ndryshme) interesi”, tha Kissinger në një intervistë për Welt.

Politikani veteran, fitues i çmimit Nobel për Paqe, nuk përjashtoi përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës, as një sulm nga Izraeli kundër Iranit, i cili tha se mbështet Hamasin.

“Është e paimagjinueshme për izraelitët që bashkësia ndërkombëtare të diskutojë me ata që filluan konfliktin, të cilët vranë kaq shumë njerëz dhe morën kaq shumë pengje. Duhet të ketë një lloj dënimi.“, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco